Publikohet lista e lojtarëve të Juventusit për finalen e Kupës së Italisë (FOTO LAJM)

Juventusi do të luajë nesër finalen e madhe të Kupës së Italisë. Bardhezinjtë do të sfidojnë në orën 21:00 në stadiumin Regio Emilia, Atalantën e Berat Gjimshitit.

Mundësi e artë për Pirlon dhe Juventusin që të shpëtojnë sezonin duke fituar të paktën një trofe, ndërsa në fundjavë do të shpresojnë në një hap fals të Milanit apo Napolit për t’u kualifikuar për në Champions League.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Juventusi ka zbuluar listën e lojtarëve që trajneri Pirlo ka grumbulluar për këtë ndeshje. Lajmi i mirë për trajnerin bardhezi është që do t’i ketë të gjithë futbollistët të gatshëm për këtë ndeshje të rëndësishme.


Shtuar 18.05.2021 19:47