Lista prej pesë kandidatëve për të zëvendësuar Xavin tek Barcelona

Xavi Hernandez pas humbjes ndaj Villarrealit konfirmoi në konferencën për shtyp se ka marrë vendim që në fund të sezonit të largohet nga Barcelona.

Ky lajm padyshim befasoi të gjithë komunitetin sportiv, pasi një lajm i tillë nuk pritej aspak, sidomos në këto çaste, ani pse forma e Barcelonës ka rënë së fundmi.

Tashmë një listë prej pesë kandidatëve të mundshëm për të pasuar Xavin në stolin e Barcelonës është krijuar dhe me shumë gjasë njëri prej tyre do të jetë ‘i përzgjedhuri’ nga bordi i klubit.

1. Thiago Motta
2. Rafa Marquez
3. Roberto De Zerbi
4. Julian Nagelsmann
5. Antonio Conte

Opsionet tjera përfshijnë emra si:

– Erik ten Hag

– Hans-Dieter Flick

– Xabi Alonso

/Telegrafi/


Shtuar 28.01.2024 11:23