Pas eliminit në Evropë, Milanit e pret një transfertë e vështirë ndaj Fiorentinës.
“Kuqezinjtë” do të kenë shumë mungesa të rëndësishme , për ndeshjen e cila është e vlefshme për javën e 28 të Serie A.
Ante Rebic do mungojë shkaku i kartonit të kuq që mori ndaj Napolit, ku u tha se kishte fyer gjyqtarin e ndeshjes.
Rafael Leao do mungojë shkaku i një lëndimi në muskuj, gjithashtu edhe Davide Calabria, i cili u operua ditë më parë.
Mandzukic mbetet i lënduar, ndërsa mungesë e pa pritur është edhe Alessio Romagnoli.
Lista e plotë e lojtarëve të Milanit ndaj Fiorentinas./albeu.com/