LISTA/ Këta janë 5 kandidatët për fitimin e “Topit të Artë”

Çmimi i “Topit të Artë” nuk u dha vitin e shkuar për shkak të situatës që krijoi pandemia Covid-19, e tani lojtarët po bëjnë gjithçka për ta fituar atë këtë vit.

Goal ka publikuar listën e 10 lojtarëve më të mirë për vitin 2021 deri tani që janë favoritët për të fituar Topin e Artë.

Listës i paraprin Leo Messi, i pasuar nga Lewandowski dhe Jorginho që mbyllin treshen, gjersa Kante dhe Lukaku mbyllin Top 5-shen.

  1. Lionel Messi – Në vitin 2021: 36 gola, 14 asistime. Fitoi Copa America & Copa del Rey.
  2. Robert Lewandowski – Në 2021: 48 gola, shtatë asistime. Fitoi Bundesligën, Kupën e Botës për Klube dhe DFL-Superkupën.
  3. Jorginho – Në 2021: Pesë gola, dy asistime. Fitoi Euro 2020, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e UEFA-s.
  4. N’Golo Kante – Në vitin 2021: Një gol, një asistim. Fitoi Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e UEFA-s.
  5. Romelu Lukaku – Në 2021: 29 gola, tetë asistime. Fitoi Serie A.

Top 10 e mbyllin, Erling Haaland, Kylian Mbappe, Cristiano Ronaldo, Kevin De Bruyne dhe Karim Benzema.


Shtuar 20.09.2021 16:18