Lista e lojtarëve të lënduar të Real Madridit dhe datat e rikthimit të tyre

Real Madridi është duke u përballur me një krizë të lëndimeve. Rreth tetë lojtarë të ekipit të parë momentalisht nuk janë në dispozicion të trajnerit Carlo Ancelotti.

Këto janë datat se kur pritet që këta lojtarë të kthehen në fushë:

Thibaut Courtois: Prill 2024

Portieri i madrilenëve, nuk ka luajtur për Real Madridin këtë sezon pasi këputi ligamentin ACL. Ancelotti ka thënë se shpreson që belgu të rikthehet pak para përfundimit të sezonit.

Dani Carvajal: Janar 2024

Carvajal është jashtë fushave për shkak të lëndimit të muskulit hamstring, lëndim të cilin e pësoi në fitoren ndaj Granadas. Sipas raportimeve të fundit, ai do të jetë në dispozicion të teknikut italian, pas festave të fundvitit.

Eder Militao, data e mundshme e rikthimit: Shkurt 2024

Militao i cili po ashtu ka pësuar një këputje të ligamentit ACL, në fillim të sezonit po rikuperohet më shpejtë se sa që pritej. Me shumë mundësi ai mund të rikthehet në fushë para ndeshjes së dytë në fazën e 1/16-tave të Ligës së Kampionëve.

Ferland Mendy, data e rikthimit: 29 dhjetor

Mendy pësoi një goditje në ndeshjen ndaj Villarrealit dhe për këtë arsye u desh të zëvendësohej pas pjesës së parë. Sidoqoftë, problemi nuk është shumë serioz dhe ai pritet të rikthehet brenda dhjetë ditëve.

Eduardo Camavinga, data e mundshme e rikthimit: Janar 2024

Ancelotti ka përmendur se Camavinga është në mesin e lojtarëve që janë shumë afër rikuperimit të plotë. Ai është duke u stërvitur individualisht dhe pritet të rikthehet vetëm pas Krishtlindjeve.

Arda Guler, data e mundshme e rikthimit: Janar 2024

Adoleshenti turk nuk ka luajtur për Real Madridin që prej se iu bashkua atyre gjatë verës. Lajmi i mirë është që ai tashmë është rikthyer në stërvitje dhe mund të luajë që nga janari.

Vinicius Junior, data e mundshme e rikthimit: Janar 2024

Sulmuesi brazilian ka disa probleme të ndryshme me lëndime këtë sezon. Lëndimi i tij i fundit erdhi teksa ishte në grumbullim me Brazilin. Sidoqoftë, Ancelotti ka dhënë sinjale pozitive duke thënë se Vinicius mund të rikthehet që nga janari.

David Alaba, data e mundshme e rikthimit: Gusht 2024

Mbrojtësi austriak është bërë lojtari i tretë i Real Madridit që pëson këputje të ligamentit ACL këtë vit. Ai i është nënshtruar operimit, por burime të ndryshme kanë raportuar se Alaba nuk do të mund të luajë më këtë sezon. /Telegrafi/


Shtuar 22.12.2023 22:06