Lionel Messi nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Buenos Airesit

Universiteti i Buenos Airesit (UBA), institucioni më i madh dhe më i rëndësishëm akademik në Argjentinë, ka vendosur t’i akordojë Lionel Messit vlerësimin më të lartë të nderit.

Këshilli Superior i UBA-së miratoi në mënyrë unanime emërimin e kapitenit të kombëtares argjentinase si Doctor Honoris Causa, titulli më prestigjioz që jep ky universitet.

Të lidhura

None found

Sipas rezolutës së publikuar nga institucioni, rrugëtimi sportiv i Messit është një model i përsosmërisë, vendosmërisë, modestisë dhe etikës profesionale.

ceremonia zyrtare e dorëzimit të titullit do të mbahet të martën e ardhshme. Ky vlerësim do t’i jepet pak para paraqitjes së fundit të Messit me fanellën e Argjentinës, në përballjen kundër Beninit.

Messi largohet nga përfaqësuesja si lojtari me më shumë paraqitje dhe gola në historinë e saj. Ai ka zhvilluar 207 ndeshje dhe ka shënuar 125 gola, duke kryesuar të dyja rekordet.

Gjatë aventurës me skuadrën “Albiceleste”, ai ka fituar Kupën e Botës në vitin 2022, dy edicione të Copa America në 2021 dhe 2024, Finalissiman e vitit 2022, Kupën e Botës U20 në 2005 dhe medaljen e artë olimpike në 2008.


kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetbetparkkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet