Lidhja me Man.United drejt “këputjes”,  Pogba ka një skuadër prioritet

Paul Pogba është pak muaj larg përfundimit të kontratës së tij me Manchester United dhe e ardhmja e tij është ende në ajër. Francezi nuk ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Old Trafford për të rinovuar kontratën e tij, kështu që është e qartë se ai do të largohet nga Premier League në verë.

Ka disa klube në Evropë të interesuara për mesfushorin. Megjithatë, duket se tashmë lojtari do të kishte një prioritet. Do të ishte nënshkrimi për PSG-në, duke u kthyer në origjinën e tij. Kështu raporton Le Parisien. “Rikthimi i një lojtari të madh nga Ile de France do të ishte një vitrinë e shkëlqyer për PSG-në dhe një lëvizje e shkëlqyer marketingu”, mendon Mamadou Magassa, një nga miqtë e kampionit të botës 2018 dhe ish-edukatori i tij në Roissy-en-Brie.

Zgjedhja e Paul do të bazohet në kritere sportive. Ai do të zgjedhë skuadrën me të cilën ka shanset më të mëdha për të fituar Ligën e Kampionëve. r.t/albeu.com


Shtuar 15.01.2022 19:10