Nëntë gola në nëntë ndeshjet e fundit, 38 të shënuar deri më tani këtë sezon, gola që po e çojnë Barcelonën në krye të tabelës. Në Spanjë po magjepsen nga rilindja e Robert Lewandowskit: sulmuesi polak, 36 vjeç, po përjeton një vit të ngjashëm me atë magjik me Bayernin e Mynihut në sezonin2019-20, në të cilin fitoi “tripletën” me skuadrën bavareze.
Në krye të bavarezëve në atë vit, ishte Hansi Flick, i cili tani drejton skuadrën blaugrana. Sipas shtypit iberik, Barcelona po shijon Lewandowskin më të mirë që nga ardhja e tij në sezonin 2022-23, vit në të cilin fitoi La Liga dhe trofeun Pichichi, një çmim që pritet ta fitojë sërish këtë vit.
Sulmuesi polak regjistron shifra që e afrojnë me Messin në vitin 2019, me 29 gola në të njëjtat ndeshje. Në Poloni thonë se lojtari ndihet shumë mirë fizikisht dhe se, pavarësisht moshës, nuk vëren ndonjë ndryshim përsa i përket lëvizshmërisë në krahasim me dy apo edhe tre sezone më parë.
Ai ndjen se mund të shënojë ende shumë gola dhe të konkurrojë në nivelin më të lartë dhe e mban të paprekur të njëjtën ambicie.