Hristo Stoichkov ka reaguar ndaj opinionit se Barcelona ka paguar shumë për Robert Lewandowskin.
Këtë javë, katalanasit ranë dakord me Bayern Munich për transferimin e sulmuesit 33-vjeçar për 45 milionë euro plus 5 milionë bonuse.
Më vonë u raportua se shuma e marrëveshjes mund të arrijë në 60 milionë euro.
“Kur Lewandowski luajti për Borussia, Reali mori katër gola prej tij. Të shohim nëse do të vazhdojnë të qeshin [me shumën e transferimit]”, tha ish-sulmuesi i Barçës. /albeu.com/