Robert Lewandowski me dy gola të shënuar në fitoren 0:3 nga Barcelonës në Ligën e Kampionëve tregoi se është në formë të shkëlqyer në fillim të edicionit të ri.
Sulmuesi polak ka qenë ndër futbollistët më të mirë në Evropë në vitet e fundit, andaj shumë pyesin se cili është sekreti i suksesit të tij.
Ekspertët thonë se një dietë e shëndetshme është një nga faktorët e rëndësishëm dhe ylli i Bayern Munichut ka më shumë se një regjim të pazakontë në këtë drejtim.
Lewandowski e nis ditën me ëmbëlsirë, duke pirë kafe me një çokollatë, pastaj oriz, mish ose peshk dhe e përfundon vaktin me supë apo sallatë.
Ideja e kësaj diete është ndarja e karbohidrateve ose proteinave, për të siguruar që trupi të mos i jetë i ngopur tejmase.
Por, për disa ekspertë kjo ditë e futbollistit të Bayern Munichut nuk është e duhura, pasi thonë se ka mundësi të zhvillohet diabeti. /albeu.com/