Lewandowski barazoi rekordin e Ronaldos përpara se të largohej nga Euro 2024

Polonia e Robert Lewandowskit ishte skuadra e parë që u eliminua nga Euro 2024.

Lëndimi i sulmuesit të Barcelonës në ngrohjen për turneun nuk e ndihmoi atë pasi kapiteni humbi ndeshjet e para në kompeticion.

Polonia humbi të dyja ndeshjet dhe kështu edhe u shuan shanset e tyre për kalim tutje.

Por, përpara se të largohej nga Euro, Lewandowski shënoi në ndeshjen kundër Francës për të barazuar rekordin e Cristiano Ronaldos për të shënuar në katër turne radhazi në Evropiane.

Lewandowski ka shënuar të paktën një gol në Euro 2012, 2016, 2020 dhe 2024. /Telegrafi/


Shtuar 26.06.2024 18:16

Tags: