Sulmi po kritikohet shumë tek Kombëtarja e Shqipërisë, si reparti më pak produktiv, kjo dhe për shkak goditjeve te pakëta në portë.
Vetë Sokol Cikalleshi ka deklaruar se të tilla propaganda duhet të largohen, pasi Kombëtarja e Shqipërisë është një trup i vetëm dhe nuk duhet ndarë në mbrojtje e mirë dhe sulm i dobët.
Goli i tij u fundit ndaj Çekisë i jep të drejtë, por gjithashtu edhe puna që Manaj dhe Keidi Baren bënë për skuadrën është mhaft e nënvlerësuar.
Keidi Bare mori goxha vëmendje ndaj Republikës Çeke, ku bëri të njëjtin driblim spektakolar si Zinedine Zidane vite më parë.
Kjo video është shpërndarë në rrjete sociale, ndërsa janë hapur dhe diskutime së kush e bëri më mirë këtë driblim, Zidane apo Bare.