Leverkusen barazon rekordin e Juventus, 1 ndeshje larg historisë

Bayer Leverkusen numëron 43 ndeshje pa humbje në të gjitha kompeticionet këtë sezon. “Aspirinat” kanë barazuar Juventusin për këtë fakt.

Që nga viti 2000, në “Top 10” ligat europiane, vetëm Juventusi i sezonit 2011/12 numëronte kaq ndeshje pa humbje.

Në ndryshim nga bardhezinjtë, Leverkusen është akoma në garë për të vendosur rekord të ri.

Kjo ecuri është fantastike nga Leverkusen. Xabi Alonso dhe të tijët ia dolën të fitonin Bundesligën për herë të parë.

Kujtojmë se në garë janë dhe për fitimin e Europa League bashkë me Kupën e Gjermanisë.

Ky shihet dhe si sezoni më i mirë në historinë e klubit.


Shtuar 15.04.2024 21:52