Leonardo nuk i humb shpresat: Ky nuk është viti i fundit i Mbappe me PSG-në

Paris Saint Germain i rezistoi një oferte tunduese nga Reali i Madridit për kartonin e Kylian Mbappe, ndërsa tani rrezikon të humbë sulmuesin francez me parametra zero, duke qenë se i skadon kontrata verën e ardhshme.

Megjithatë drejtori sportiv i francezëve, Leonardo deklaron me bindje se ky nuk do të jetë viti i fundit i Mbappe me fanellën e PSG-së, teksa ndër të tjera shpjegon edhe lidhjen e fortë të sulmuesit me klubin kryeqytetas.

“Mbappe është në vitin e fundit të kontratës, por e vërteta është që nuk e shoh si vitin e fundit të tij me PSG-në. Lidhja e tij me klubin është shumë e thellë dhe mund të them se sulmuesi është ai që na duhet për të përfaqësuar ekipin, pasi është francez dhe mbi të gjitha, një nga më të mirët në botë. Besoj që do ta gjejmë gjuhën për rinovimin e kontratës”, deklaroi Leonardo.


Shtuar 15.09.2021 09:08