Leonardo me litarin në “qafë” te PSG

Vazhdimësia e Mbappes është në dyshime serioze, së cilës i duhet shtuar edhe mos largimin e disa lojtarëve të panevojshëm. E gjithë kjo ka vetëm një fajtor që ai tashmë e vë në dukje, Leonardo.

Al Khelaïfi është i mërzitur me drejtimin e brazilianit, i cili përveç rinovimit të Neymar dhe atij të radhës për Marquinhos, ka probleme të mëdha në komunikimin me pjesën tjetër të yjeve, si dhe vendosjen e futbollistëve të papërdorur nga Pochettino. Duket se i pari që do të largohet do të jetë trajneri sapo të ketë ndonjë pengesë, por me përfundimin e sezonit do të përfundonin edhe ditët e sekretarit teknik të Leonardos.

Sipas informacioneve që kemi, nga burime pranë sheikut, në vend të ish-futbollistit po kërkohet një drejtor sportiv me peshë në futbollin europian.

Ideja do të ishte ta shtonin atë sapo Zidane të mbërrijë në stol për të planifikuar fushatën e ardhshme krah për krah dhe për të punuar për përforcimet e radhës.


Shtuar 4.02.2022 08:37