Lenjani para sfidës ndaj Hungarisë: Kemi lojtarët më të mirë, jemi të fortë si kombëtare

Emir Lenjani mungoi në ndeshjet e fundit të kombëtares për shkak të një dëmtimi, por tashmë është gati për kuqezinjtë dhe trajneri Reja e ka grumbulluar.

Në konferencën e sotme për shtypin, Lenjani fillimisht është shprehur: “Jam gati për këto dy ndeshje, edhe fizikisht. Kam pasur një dëmtim të vogël, por ndihem mirë tani. Jemi të gjithë mirë, ndihemi mirë të gjithë lojtarët dhe mendojmë për ndeshjen me Hungarinë, që është shumë e rëndësishme. Jemi te fokusuar te vetja, te forca. Do e shikoni se si do shkojë loja”.

“Nuk di të them a do luaj. Trajneri ëshët ai që vendos, do e shikojmë gjatë javës. Në fund është trajneri Reja ai që i merr vendimet”.

“Migjen Basha ka bërë nëj karrierë të mirë në Itali, Greqi e Zvicër, ka qenë shumë i rëndësishëm këtu në kombëtare. I uroj vetëm të mira në familje dhe gjithçka”.

“Së pari duhet të mendojmë për ndeshjen me Hungarinë. I kemi kualitetet si lojatër dhe si ekip. Do shohim te forca jonë, e thashë edhe më parë. Të japim çfarë kemi dhe të mundohemi të fitojmë ndeshjen e parë. Më pas mendojmë për Poloninë”.

“E dimë që Hungaria i ka tifozët e flaktë dhe stadiumin e kanë plot. Është mirë për ne që luhet pa tifozë, por të fokusohemi te loja dhe kualitetet tona për t’ia arritur qëllimin”.

“Shqipëria tani ka shumë lojtarë me kualitet, që luajnë në klube të mira të mirë. Kemi lojtarë në ligat më të mira, si në Itali, që luajnë edhe në Champions League. Jemi shumë më të fortë tani si kombëtare”.

“Nuk mendoj shumë a shënoj gol apo jo, por vetëm që të jap gjithçka në fushë nëse trajneri më besoj. Uroj të kemi sukses në ndeshje”.


Shtuar 5.10.2021 13:45