Leje speciale për Kim, mbrojtësi i Bayernit do të kryejë shërbimin ushtarak online

Kim Min-jae po kryen shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Megjithatë, mbrojtësi i Bayernit të Mynihut nuk ndodhet në vendlindjen e tij, por do të ndjekë “mësimet” online falë një marrëveshjeje speciale me qeverinë e Koresë së Jugut.

Gazeta gjermane Bild shkruan se: ish-lojtari i Napolit mund të kryejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak 18-mujor falë një leje speciale të cilën duhet ta respektojë dhe që kërkon lidhjen nga një deri në dy orë në javë. Një privilegj që në vendin aziatik i takon sportistëve dhe yjeve më të rëndësishëm të spektaklit.

Kim e gëzon këtë leje speciale falë sukseseve të tij në fushën sportive. Atij tashmë i është dashur të përfundojë një lloj grumbullimi, e cila zgjati disa javë, dhe tani do të jetë në gjendje të kryejë orët e fundit të shërbimit ushtarak nga distanca.


Shtuar 15.11.2024 14:30