Leipzig nuk i bën dot ballë Bayernit, Nagelsmann mposht ish-skuadrën e tij (VIDEO)

Bayern ka mposhtur në udhëtim skuadrës e Leipzig me rezultat 4-1.

Julian Nagelsmann u kthye në Red Bull Arena, por këtë si trajner i ekipit kundërshtar.

Në minutën e 12, sulmuesi polak, Robert Lewandowski, shënoi nga penalltia për rezultatin e pjesës së parë.

Ndërsa dy minuta pasi filloi pjesa e dytë, talenti Jamal Musiala dyfishoi epsërinë ndërsa në minutën e 54 shënoi Leroy Sane. Choupo Moting shënoi në minutën e 90 për golin e 4 të bavarezëve.

Ajo që arriti të bëjë Leipzig ishte goli i Konrad Laimer në minutën e 58.


Shtuar 11.09.2021 20:48