Legjenda e Romës do të bëhet trajner i Palermos

Ish-lojtari i Romës, Daniele de Rossi është në listën e ngushtë të pretendentëve për postin e mentorit të “Palermos”. Kështu bëjnë të ditur gazetarët e Sportitalia.

Sipas burimit, skuadra, e cila i përket pronarëve të Manchester City, synon t’i japë de Rossit mundësinë për të provuar veten në stol. Para kësaj, Daniele ka punuar si asistent i Roberto Mancinit në kombëtaren italiane. Palët janë duke negociuar dhe së shpejti mund të nënshkruajnë një marrëveshje pune, shkruan albeu.com.

Si pjesë e kombëtares italiane De Roosi u bë kampion bote dhe zëvendës kampion i Evropës. /albeu.com/

Daniele De Rossi: The Last of the Romans - Chiesa Di Totti


Shtuar 20.08.2022 19:32