Legjenda e Chelsea s’ka besim te Broja: Nuk më bind

Armando Broja ka luajtur ndeshjet e tij të para me fanellën e Çelsit në javët e fundit, duke shënuar kthimin nga një dëmtim që e la jashtë fushave të lojës për rreth 10 muaj.

Një çlirim për lojtarin, por edhe për tifozët e shumtë të bluve e sidomos Kombëtares shqiptare që pritnin me padurim ta shikonin përsëri atë në fushë.

E ndonëse Broja ka luajtur dhe ka shënuar me Çelsin në këto ndeshje, për një ikonë të klubit londinez si Frank LeBëf, ai nuk është ende gati për të qenë titullar i kësaj skuadre. Duke folur për mediat angleze, ish-futbollisti francez i Çelsit, ka bërë të ditur se sheh padyshim Nkunku si emrin që mund të bëjë diferencën te kjo skuadër.

Unë lutem që Nkunku të kthehet shumë, shumë shpejt, pasi nuk më ka bindur ende Broja. Ai për më tepër është kthyer nga dëmtim ndaj do t’i duhet kohë. Xhekson, po, po tregohet më mirë. Por nga ajo që kam parë nga Nkunku në shumë vite, ai mund të bëjë vijën e avancuar shumë konkurruese”, tha LeBëf.


Shtuar 9.10.2023 17:15