Lazios i mjafton një pjesë loje ndaj Sampdorias për t’u rikthyer te fitorja në Serie A (VIDEO)

Lazio ka arritur të triumfojë ndaj Sampdorias në shtëpinë e këtyre të fundit në kuadër të javës së 15 të Serie A.

Miqtë e kanë mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë duke shënuar 3 gola, fillimisht me Savic në minutën e 7 dhe dy herë me Immobile, në të 17’ dhe 37’.

Pjesa e dytë do të administrohej nga ekipi i Sarrit edhe pse në minutën e 67’, Milinkovic-Savic ndëshkohet me 2 kartona të verdhë duke lënë të tijët me 10 lojtar.

Vendasit do të shënonin një gol në minutën e 89 me Gabbidanin, por që do të vlente vetëm për statistikë.

Kujtojmë që për Lazion u rikthye në portë nga minuta e para gardiani shqiptar, Strakosha. Gjithashtu edhe Hysaj ishte titullar si gjithmonë tanimë, ndërsa Muriqi u aktivizua në 45 minutat e dyta/albeu.com

 


Shtuar 5.12.2021 20:01