Kristian Shpendi është vënë në qendër të vëmendjes pas sezonit të shkëqyer që la pas.
Golat e tij e dërguan Çezenën në Serinë B, duke e bërë një nga lojtarët më të spikatur në kampionat.
Klubi bardhezi është në pritje të një oferte të duhur për të përfituar nga shitja e kartonit të sulmuesit shqiptar.
Interesi për të nuk mungon. Sipas “Il resto dell Carlino”-s, Lacio po punon për të transferuar talentin e Shqipërisë U21.
Për Kristian Shpendin interesohen gjithashtu Fiorentina dhe Torino.