Lautaro pesimist: Scudetto? Nuk mendoj se mund ta fitojmë, kemi humbur shumë pikë

Duke folur për “Rai Sport”, sulmuesi zikaltër, Lautaro Martinez, analizoi ndeshjen e fituar në sekondat e fundit ndaj Fiorentinës.

“Duhej të shënonim katër gola për të fituar, pasi pësuam tre, të cilat janë shumë. Por e rëndësishme ishte të merrnim pikë sepse tashmë kemi humbur shumë.

A kemi ende si objektiv fitimin e kampionatit? Jo, kemi humbur shumë pikë të rëndësishme, mendojmë vetëm që të qëndrojmë sa më shumë para në tabelë”, është shprehur Lautaro./ h.ll/albeu.com


Shtuar 24.10.2022 15:29