Interi mori një fitore të madhe të shtunën ndaj Spezias ( 3-0 ), me Lautaro Martinez duke bërë deklarata pas ndeshjes.
Argjentinasi iu referua rikthimit të Romelu Lukakut, duke thënë se të dy do të luftojnë kundër të gjithëve.
“Jam i lumtur që Lukaku është kthyer në Inter. Sapo mbërriti i thamë vetes se duhet të luftojmë kundër të gjithëve. Më vjen mirë që ai është këtu përsëri, ai është i dobishëm dhe gjithmonë ndihmon ekipin.
Nuk e di nëse jemi më të fortë se vitin e kaluar, por ne gjithmonë duam të përmirësohemi. Ne do të luftojmë për të fituar gjithçka. Ne jemi katër sulmues të mirë dhe duhet të përfitojmë nga atributet tona. Jam i lumtur që Skriniar do të qëndrojë, sepse ai është shumë i rëndësishëm dhe të gjithë e dinë këtë”. /albeu.com/