Lautaro: Kam folur me Messin për Barcelonën, e pamundur të vijë te Interi

Lautaro Martinez ishte një hap larg transferimit te Barcelona, mirëpo me COVID19 në mes, tratativa nuk arriti të përfundohej. Së fundmi, sulmuesi i është rikthyer këtij momenti, ndërsa në një intervistë tregon se Lionel Mesi i fliste për Barcelonën kur ishin të grumbulluar me Argjentinën, mirëpo nuk insistonte.

“Transferimi te Barcelona ishte një mundësi konkrete, por sezoni i kaluar përfundoi me vonesë. Ishte problemi i COVID19 dhe unë vendosa të qëndroja. Për fat doli mirë sepse u shpallëm kampionë.

Ishte vendimi i duhur. Mesi më fliste në grumbullimin e kombëtares për Barcelonën, por nuk insistonte. A i kam thënë të vijë te Inter? Ishte e pamundur”, u shpreh Lautaro.


Shtuar 11.05.2021 12:18