Largimi i Wijnaldum, Klopp kërkon yllin e Licesterit për ta zëvendësuar

Ditën e djeshme PSG zyrtarizoi blerjen e mesfushorit holandez nga Liverpooli, Wijnaldum.

Siç theksohet nga Anglia Jürgen Klopp dëshiron Youri Tielemans si një zëvendësues të holandezit. Reprezentuesi belg është tashmë në qendër të vëmendjes së “The Reds” .

Në parim, nuk është brenda planeve të Leicester për të hequr qafe një nga lojtarët e saj më të rëndësishëm në qendër të fushës, kështu që Liverpool do të ketë një punë të dyfishtë, për të bindur klubin dhe për të bindur lojtarin.

Tani për tani, Tielemans ka një kontratë deri në qershor 2023 dhe dhelprat nuk do të ulen për të negociuar për një shifër më të ulët se 70 milion €. /albeu.com/


Shtuar 11.06.2021 12:10