Largimi i Chiellinit, Juventusi i “vë syrin” yllit të Manchester City-t

Aymeric Laporte, qendërmbrojtësi i Manchester City-t, ka qenë një nga shtyllat e skuadrës së Guardiolës, e cila është shpallur kampione e Premier League.

Spanjolli pati një sezon majft pozitiv ku luajti në total 44 ndeshje në të gjitha garat.

Sipas Corriere dello Sport, Juventusi është shumë i interesaur për të transferuar qendërmbrojtësin me origjinë franceze sezonin e ardhshëm.

Pas largimit të Chiellinit, BBC mitike që formoi qendrën e mbrojtjes do të mbetet vetëm Bonucci.

Juve e sheh Laporten si një zëvendësues perfekt të ish-kapitenit. Me De Ligt dhe Laporte nëse mbërrin, ata janë gati të marrin përsipër mbrojtjen  që ka qenë legjendare te Juventusi./albeu.com