Bernardo Silva kërkon transferimin në Spanjë, City nuk e transferon pa 90 milionë euro

E ardhmja e Bernardo Silva është një çështje shumë aktuale te Manchester City.

Klubi anglez, i cili rrezikoi të humbiste portugezin në verë, ka organizuar një takim me lojtarin dhe agjentët e tij për të folur për një situatë që po bëhet e pakëndshme. Sipas “Daily Mail”, edhe pse Guardiola e konsideron portugezin thelbësor, Bernardo Silva ka kërkuar largimin duke shprehur dëshirën për të kaluar në Spanjë.

Në Manchester janë të gatshëm ta kënaqin, por do të dëgjojnë vetëm oferta që fillojnë nga 90 milionë euro. Klubi katalanas, nga ana e tyre, nuk kanë paraqitur asnjë ofertë zyrtare për Silvën, së cilit i skadon kontrata në qershor 2025./ h.ll/albeu.com

Shtuar 29.09.2022 15:15