Largimi i Calhanoglu, Milani gjen zëvendësuesin e turkut në Barcelonë

Klubi i Milanit duket se nuk ka humbur kohë shumë për të gjetur zëvendësuesin e Hakan Calhanoglus që u transferua tek Interi.

Sipas gazetës spanjolle, “Marca”, Milan është interesuar për shërbimet e lojtarit të Barcelonës, Philippe Coutinhos.

“Kuq e zinjtë” tashmë kanë zhvilluar negociata me katalunasit sipas mediumit spanjoll.

Milani po mendon që të bëj një shkëmbim lojtarësh për të siguruar shërbimet e brazilianit.

Katalunasit dëshirojnë ta largojnë Coutinhon për shkak të pagës së madhe që ka dhe problemet që po i ka me lëndimet.


Shtuar 27.06.2021 14:32