Laporta: Nuk e kemi ndërmend të kërkojmë falje ndaj UEFA-s për Superligën Evropiane, nuk paguajmë as gjobë

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka thënë se nuk e kanë ndërmend të kërkojë falje ndaj UEFA-s, për idenë që të krijohet një Superligë Evropiane.

Ka gjasa që Barcelona të humbasë Ligën e Kampionëve për shkak të përfshirjes së tyre në projektin e Superligës Evropiane – gjë që e prek edhe Real Madridin dhe Juventusin.

Laporta e ka bërë të qartë se Blaugranat nuk e kanë ndërmend të kërkojnë falje ndaj UEFA-s dhe as nuk do të pranojë të paguajnë asnjë dënim.

“Unë i thashë [presidentit të UEFA – s Aleksander] Ceferin se ne nuk e kemi në plan të kërkojmë falje për mendimin [për një garë tjetër]. Ne nuk kemi në plan të paguajmë asnjë gjobë”.

“Nëse sanksionohemi, ne do të shkojmë në CAS [Gjykata e Arbitrazhit Sportiv]”, ka thënë i pari i Barcelonës.


Shtuar 28.05.2021 22:09