Laporta “ngacmon” sërish tifozët: Dua që Messi ta përfundojë karrierën në Barcelonë

 Joan Laporta ke shprehur sërish hapur dëshirën e tij që Lionel Messi të përfundojë karrierën e tij në Barcelonë.

Në një intervistë të fundit ai u shpreh se kjo ishte aspirata e tij dhe e klubit.

“Ndihem borxhli ndaj Leo Messit. Do të doja që fundi i karrierës së tij të ishte te Barcelona me duartrokitje në çdo stadium. Unë mendoj se ne mund ta bëjmë atë të ndodhë”, tha fillimisht ai.

“Kjo është aspirata jonë, qëllimi im me Leon është i qartë”, shtoi Laporta.

Messi u largua nga Barcelona në sezonin e kaluar, pas shumë viteve të suksesshme me katalunas./albeu.com