Joan Laporta ka bërë të ditur se Barcelona vazhdon të punojë intensivisht për transferimin e Julian Alvarezit, pavarësisht qëndrimit të Atletico Madridit.
Të lidhura
None found
Në konferencën për shtyp, presidenti i klubit katalanas foli për situatën e sulmuesit argjentinas, i cili ka qenë dhe vazhdon të jetë objektivi kryesor i Barcelonës.
“Interesimi ynë për Julian Alvarezin vazhdon të jetë shumë i madh”, deklaroi fillimisht Laporta.
“Po marrim informacione se Atletico Madrid dëshiron ta shesë lojtarin. Oferta jonë do të mbetet në fuqi deri në mbylljen e afatit kalimtar”.
“Dëshira jonë është që propozimi të pranohet dhe po veprojmë duke treguar respektin maksimal për Atletico Madridin”.
“Ata duhet ta dinë se, nëse vendosin ta shesin lojtarin gjatë këtij afati kalimtar veror, ne jemi të gatshëm ta blejmë, me kusht që të arrihet marrëveshje për ofertën që u kemi paraqitur”, përfundoi presidenti i Barcelonës.
Deri në këtë moment, Atletico Madrid i ka hedhur poshtë të gjitha ofertat për Alvarezin, megjithëse ai mbetet i vendosur për t’iu bashkuar katalanasve.
