Pas çasteve të gëzueshme të fitores ndaj Romës,Allegri nuk ka marrë lajme të mira nga infermieria.
Paulo Dybala ende nuk po rikuperohet nga dëmtimi muskular që ka pësuar dhe me shumë ngjasa do të jetë larg fushave të paktën deri në fund të muajit.
Kështu argjentinasi do të mungojë kundër Zenit-it dhe Inter-it dhe me shumë mundësi kundër Veronës.
Allegri do të duhet të bëjë pa numrin 10 të ekipit në këtë javë shumë të rëndësishme.