Lajm i mirë për Realin para ndeshjes me Chelsea, Ramos e Mendy gati

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos dhe Ferland Mendy janë rikthyer nga lëndimi.

 

Sipas “Dario AS”, Sergio Ramos dhe Ferland Mendy janë të gatshëm për sfidën e së mërkurës ndaj Chelseat në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve,

Zinedine Zidane do të mund të llogarisë në Ramos dhe Mendy sepse ata janë stërvitur pa probleme në seancën stërvitore të ditës së sotme.

Sipas artikullit, dyshja ndoshta nuk do të jetë e gatshme 100%, por ata janë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre.

Brengosje për Zidane mbetet situata me Varane, i cili do të hyjë në një skanim sot, ndërsa Valverde është ende pozitiv me COVID-19.

Shtuar 3.05.2021 12:05