Lajm i mirë për Interin, Bastoni do të jetë i gatshëm ndaj Liverpoolit

Interi do të përballet në Champions League me skuadrën e Liverpool më 16 shkurt. Një sfidë e vështirë kjo për zikaltërtit e Inzaghit.

Për këtë sfidë tekniku i Interit mund të gëzojë pasi qendëmbrojtësi, Alessandro Bastoni, i cili la fushën e lojës i dëmtuar në sfidën me Romën, do të jetë gati ndaj “The Reds”.

Sipas “Gazzetta dello Sport” raportohet se mbrojtësi italian ndihet mirë dhe se nuk ka më dhimbje pasi ndrydhi kyçin e këmbës.

Bastoni duket i gatshëm, por Inzaghi nuk do të rrezikojë për ta inkuadruar atë në fundjavë ndaj Napolit, pasi e do të gatshëm për mesjavën e ardhshme.

Kujtojmë që Bastoni është njëri nga lojtarët kryesor të Interit në repartin e mbrojtjes së bashku me Milan Skriniar dhe Stefan De Vrij. /h.ll/albeu.com


Shtuar 11.02.2022 15:51