Lajm i mirë për Francën në prag Euro 2020: Dëmtimi i Benzemas nuk është serioz

Karim Benzema do të jetë në gjendje të rikthehet brenda 72 orësh.

Në ndeshjen e Bullgarisë, Franca triumfoi me rezultatin 3-0, por gëzimit për fitoren iu shtua një brengosje.

Kjo pasi që në min 41’, Benzema u ankua për një lëndim dhe nuk mundi ta vazhdojë ndeshjen ku më pas u zëvendësua nga Giroud.

32 vjeçari doli nga fusha duke çaluar dhe mediat nisën të spekulojnë që lëndimi mund të jetë më i rëndë sesa ishte menduar fillimisht.

Sipas gazetarit të “RMC Sport”, Mohamed Bouhafsi, lëndimi i Benzemas nuk është serioz dhe ai do të jetë në gjendje të rikthehet në stërvitje brenda 48-72 orësh me Kombëtaren franceze.


Shtuar 10.06.2021 08:24