Lajm i keq për Allegri, dëmtohet Chiesa

Pas Cambiaso, Juventus humbet një tjetër lojtar përpara ndeshjes ndaj Salernitana.

Një problem i madh për Allegrin, pasi është Federico Chiesa i dëmtuari. Sulmuesi italian pësoi një ndrydhje në gju. Ish-lojtari i Fiorentina nuk do të udhëtojë me ekipin për ndeshjen në transfertë ndaj Salernitana.

Megjithatë, testet e para instrumentale përjashtuan një dëmtim të rëndë./h.ll/abcnews.al


Shtuar 6.01.2024 19:03