Laçi ndan pikët me Elbasanin, Qatip Osmani tregon ndryshimin taktik dhe paralajmëron afrime të reja

Laçi e nisi kampionatin në “Abissnet Superiore” me një barazim 1-1 ndaj Elbasanit. Sfida, e zhvilluar në Kurbin dhe e vlefshme për javën e parë, u mbyll në ekuilibër. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i kurbinasve, Qatip Osmani, analizoi para mediave ndryshimet e bëra gjatë takimit.

Të lidhura

None found

“Pas golit të pësuar ndryshuam dy gjëra. Përveç se pësuam golin, ndryshuam edhe sistemin, duke futur një lojtar më shumë në sulm. Synimi ishte të afroheshim më pranë portës kundërshtare. Kjo tregoi karakter, pasi goli erdhi në një moment kur kishim stabilitet. E pësuam atë gol, por mund të shënonim edhe të dytin. Patëm qarkullim dhe zotërim të topit, si edhe krijuam raste. Në pjesën e dytë nuk arrinim të depërtonim në metrat e fundit dhe na mungonte ideja”, u shpreh Osmani.

Sa i përket përbërjes së skuadrës dhe mundësisë për afrime të reja, trajneri theksoi se grupi aktual është në gjendje të mirë, por duhet të përmirësohet gjatë sezonit.

“Në ekip kam një grup jashtëzakonisht të shëndetshëm. Të rinjtë treguan edhe sot se kanë dëshirë për të luajtur. Në çdo ndeshje tjetër duhet të përmirësohemi, sepse kjo është një ligë ku na presin përballje shumë të forta. Prandaj duhet të punojmë dhe të bëjmë progres, pasi kjo është shumë e rëndësishme”, deklaroi ai.

Osmani vlerësoi gjithashtu ndikimin e dy zëvendësimeve me lojtarë të rinj, duke i konsideruar ato një faktor të rëndësishëm për reagimin e ekipit.

“Po, e përshkrove shumë mirë. Kjo lidhet me të gjithë ekipin: dëshirën, luftën dhe përkushtimin. Sigurisht, në të ardhmen duhet të punojmë edhe më shumë dhe të japim më tepër, në mënyrë që të arrijmë objektivat që kemi”, tha trajneri i Laçit.

Sa për përforcimet, ai konfirmoi se klubi është në bisedime me futbollistë të rinj.

“Po. E kam thënë edhe më parë se jemi në diskutime me lojtarë cilësorë. Pres që të na bashkohen, pasi do të sillnin një freski të mirë për ekipin”, përfundoi Qatip Osmani.


Shtuar 22.08.2026 18:40

matbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisgrandpashabetCasibomultrabetcasibomcasibom girişromabet girişjojobet girişcasinofast girişcasibomcasibomcasibomcasibomgrandpashabetjojobetbetparibukralbetholiganbetjojobetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbetroketbet girişromabet girişJojobet GirişCasibom Girişjojobet