Laçi barazon ndaj Teutës por kalon në finale të Kupës së Shqipërisë

Laçi ka arritur të kalojë në finalen e Finales së Kupës së Shqipërisë pak çaste më parë.

Kurbinasit kanë barazuar me rezultatin 1-1 ndaj Teutës por rezultati i ndeshjes së parë, 2-1, ka favorizuar Laçin.

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë, ku në minutën e 15-të, Hebaj shënoi për Teutën.

Por pjesën e parë nuk arritën dot ta mbyllnin me këtë rezultat, pasi në minutën e 44-të, Akinyemi barazoi shifrat.

Kaq mjaftoi për këtë ndeshje kthimi të gjysmëfinales dhe Laçi siguron biletën për në finale, ku do të presi që të njihet me finalistin tjetër, ku Vllaznia do të ndeshet me Partizanin. Ndeshja e parë midis këtyre të dyjave ka përfunduar me rezultatin e barabartë 0-0./ h.ll/albeu.com


Shtuar 13.04.2022 16:40