Kylian Mbappe shpallet lojtari më i mirë i Ligue 1 në Franca nga Unioni Kombëtar i Futbollistëve Profesionistë(UNFP). Ky është trofeu i pestë radhazi i fituar nga sulmuesi francez.
“Është një faqe që po kthehet. Një kapitull i jetës sime që do të mbyllet. Ligue 1 ka pasur gjithmonë një vend të rëndësishëm në jetën time. Jam munduar të bëj më të mirën, të jem përfaqësuesi i denjë i këtij kampionati, për ta ngritur sa më lart. Largohem me kokën lart, pasi kam bërë gjithçka që mund të bëja. Por nuk do të kisha mundur ta bëja kurrë pa klubet për të cilat kam luajtur, fillimisht Monaco dhe sigurisht Paris Saint-Germain”, ka deklaruar Mbape pas marrjes së çmimit.
Udhëhoqi PSG-në drejt titullit të 12-të, ndërkohë që tashmë ka njoftuar dhe lamtumirën nga skuadra, me destinacionin e mundshëm, Real Madridi. Kujtojmë që në listë për lojtarin më të mirë ishte edhe sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova.
Antoine Griezmann fitoi çmimin si futbollisti më i mirë që luan në një ligë jashtë Francës, kurse Gianluigi Donnarumma fitoi çmimin e portierit më të mirë.