Ky pritet të jetë formacioni i mundshëm i Man United me Ronaldon ndaj Newcastle

Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka zhvilluar stërvitjen e parë te Manchester United ditën e sotme.

Portugezi nënshkroi për dy vite me gjigantin anglez në ditët e fundit të merkatos verore.

Pasi theu rekordin si golashënuesi më i mirë në histori me Kombëtare, Ronaldo u rikthye në Manchester ku kreu stërvitjen e parë.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë pritet të debutojë në ndeshjen e radhës ndaj Newcastle United, derisa formacioni i mundshëm është i ‘çmendur’.

Formacioni i mundshëm (4-2-3-1): De Gea; Wan-Bissaka, Varane, Maguire, Shaw; Fred, Pogba; Greenwood, Fernandes, Sancho; Ronaldo.


Shtuar 7.09.2021 22:20