Ky është super sulmuesi që kërkon Gattuso te Valencia

Edin Dzeko mund ta mbyllë karrierën e tij në La Liga te Valencias dhe trajneri Gennaro Gattuso, do të donte të provonte të nënshkruante me boshnjakun.

Me rikthimin e Lukakut Dzeko nuk ka më vend te Interi.

Problemi është se ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023 dhe nuk planifikon t’i falë një euro klubit zikaltër, ndaj është koha për të negociuar. Valencia është në gjendje të keqe financiarisht, por nëse arrin të mbyllë një marrëveshje optimale dhe të bindë sulmuesin, Interi do ta bënte sa më të lehtë nënshkrimin e golashënuesit, si për çmimin, ashtu edhe për mënyrën e pagesës.

Gattuso ka këmbëngulur për nënshkrimin e tij e36-vjeçarit. Nëse çështja e pagave finalizohet, nënshkrimi i Dzekos nuk mund të kalojë 2.5 milionë euro. /albeu.com/


Shtuar 29.06.2022 17:04