Sipas faqes spanjolle chamajes.net, portieri portugez Luis Maximiano, 23 vjeç, i cili ka qenë në një nivel të lartë te Granada, është një nga emrat në tavolinë për të zëvendësuar gjermanin Marc-Andre Ter Stegen, duke parë përpara për të ardhmen.
Katalanasit kanë nisur tashmë procesin e zgjedhjes për të zëvendësuar gjermanin, i cili po kalon një sezon të vështirë dhe ka humbur besimin e trajnerit Xavi Hernandez, ndaj dhe drejtori sportiv i blaugranave, Mateu Alemany, tashmë po merret me operacionin.
E përditshmja spanjolle Mundo Deportivo kishte paraqitur gjithashtu një listë prej pesë kandidatësh për portierin e Barcelonës: Illan Meslier (Leeds), Alban Lafont (Nantes), Bartlomiej Dragowski (Fiorentina), Maarten Vandevoordt (Genk) dhe Yassine Bono (Sevilla). /albeu.com/