Ky është buxheti që Man United do t’i vendosë në dispozicion trajnerit të ri

Trajnerit holandez Erik ten Hag, thuhet se do t’i jepet një buxhet prej 200 milionë eurosh për transferime, raporton Daily Mirror.

Me United që thuhet se është duke planifikuar për të larguar deri në 10 lojtarë të ekipit të parë të largohen nga klubi, trajneri i ardhshëm i “Djajve të Kuq” do të jetë i zënë në tregun e transferimeve.

Raportet shtojnë se Eric Bailly, Phil Jones, Alex Telles, Anthony Martial, Marcus Rashford dhe Aaron Ëan-Bissaka të gjithë mund të shiten për të sjellë fonde, ndërsa Paul Pogba, Jesse Lingard, Edinson Cavani, Juan Mata, Nemanja Matic dhe Lee Grant, pritet të largohen kur kontratat e tyre të skadojnë në qershor.

Ten Hag mendohet se është i vendosur të sjellë me vete sulmuesin brazilian Antony nga Ajaxi, ndërsa lojtarë si Christopher Nkunku i RB Leipzig, Paulo Dybala i Juventusit dhe Pau Torres i Villarrealit janë gjithashtu në listën e dëshirave të holandezit.


Shtuar 21.04.2022 16:43