Kushti i vendosur bëhet pengesë, e ardhmja e Edy Reja me kombëtaren e Shqipërisë është në pikëpyetje

Eduardo Reja, trajneri i kombëtares shqiptare, mund të jetë në periudhën e fundit në krye të stolit.

Dihet që kontrata e tij skadon në nëntor, por probemi i vërtetë që ai mund të largohet është se ka si kusht vendin e parë në grup në Nations League (Ligën e Kombeve).

Sanksionimi i Rusisë, duke u përjashtuar nga ky kompeticion, mendohej se do të ishte në favorin tonë, por rezultatet ende nuk janë në anën e kombëtares kuqezi.

Gjithsesi, shanset janë ende aktive. Nëse Shqipëria do të rënditej e para në grup do të shtonte mundësinë që kombëtarja jonë të siguronte një vend në play-off e Evropianit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 12.08.2022 11:15