Legjenda Gianluigi Buffon, foli për portierët të Italisë përpara Kampionatit Evropian, duke lavdëruar Gianluigi Donnarumma e Paris Saint-Germain dhe Guglielmo Vicario e Tottenham.
Azzurrit po përgatiten për fushatën e tyre në Euro 2024, e cila nis të shtunën në mbrëmje me një përballje kundër Shqipërisë.
Pesë ditë më vonë, skuadra e Luciano Spallettit do të përballet me Spanjën përpara se të mbyllë fazën e grupeve kundër Kroacisë më 24 qershor.
Italia hyn në Kampionatin Evropian si kampione në fuqi, por ka shqetësime rreth aftësisë së saj për të mbrojtur titullin, duke patur më pak përvojë se disa nga favoritët si Franca dhe Anglia. Pavarësisht, shpresat janë ende të larta mes tifozëve përpara ndeshjes së tyre të parë në Gjermani.
Duke folur në një konferencë për shtyp përmes TMW , Buffon iu kërkua të jepte mendimin e tij për portierët e Italisë që po shkojnë në Kampionatin Evropian. Ivan Provedel i Lazios ishte në listën paraprake të skuadrës, por u hoq për turne.
“Unë mendoj se Donnarumma është një gur themeli i ekipit tonë kombëtar dhe një pikë e fortë. Ai bëri një paraqitje të jashtëzakonshme kundër Bosnjës, me një pritje fantastike, shumë të vështirë. Kjo na jep edhe më shumë siguri, sepse e dimë se mund të mbështetemi te një lojtar i fortë në momente të vështira”.
“Vicario është një portier shumë i besueshëm që po bën mirë dhe Ligës Premier i ka lejuar atë të bëjë një hap më tej përpara”.
“Meret ka edhe përvojë. Italia mund të mbështetet në shumë portierë të talentuar në vitet e ardhshme, për sa më përket mua”, deklaroi Buffon. /Telegrafi/