“Kur dikush del nga shinat, kapeni për vesh” – Carvajal me mesazh direkt për Mbappen

Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal ka folur për kalimin e mundshëm të Kylian Mbappes këtë verë në Santiago Bernabeu.

Superylli francez thuhet se ka vendosur të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit, me raportime të shumta që pretendojnë se ai tashmë ka nënshkruar një kontratë me Real Madridin.

Këto raportime kanë ngritur pikëpyetje se si ai mund të përshtatet në dhomën e zhveshjes në Santiago Bernabeun.

Në një intervistë me COPE, Dani Carvajal diskutoi ndryshimin në dinamikën që mund të krijojë ardhja e mundshme e Mbappe.

“Jo xhelozi, por njerëzit që kanë qenë në klub për një kohë më të gjatë janë përgjegjës që të gjithë të vozisin në të njëjtin drejtim; që kur dikush del pak nga shinat, kapeni nga veshi dhe vendoseni në shinat e trenit tonë”, ka thënë mbrojtësi spanjoll.

Duket se Mbappe duhet ta ulë egon e tij para lojtarëve më të vjetër te Real Madridi, duke treguar përkushtim si lojtar ekipor dhe jo siç bën në disa raste te PSG, kur tregohet më arrogant. /Telegrafi/


Shtuar 20.03.2024 19:58