Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani janë dy nga lojtarët më të talentuar te skuadra e Empolit, skuadër e Serie A.
Paraqitja e tyre e mirë këtë sidomos këtë sezon ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve, por më seriozisht në garë duket se është futur Napoli.
Presidenti i klubit toskan, Fabrizio Corsi në një prononcim të dhënë për radio Kiss Kiss, ka treguar se si qëndruar e vërteta me dy lojtarët shqiptarë.
“Bajrami apo Asllani te Napoli sezonin e ardhshëm? Nuk e di, nuk mund ta them një gjë të tillë, sot nuk mund të flasim për merkato. Bëhet fjalë për mendime dhe ide. Të fokusohemi tek Atalanta, një sfidë e rëndësishme edhe sa i përket merkatos”, deklaroi Corsi.