Kupa: Teuta dhe Vllaznia presin biletën për në gjysmëfinale

Është mbyllur faza çerekfinale e Kupës së Shqipërisë. Pas Laçit dhe Skënderbeut janë njohur edhe dy skuadrat e tjera që vazhdojnë më tej në këtë kompeticion. Teuta dhe Vllaznia kanë arritur të , teksa të dyjave u ka mjaftuar një rezultat minimal 1-0 për të siguruar kualifikimin.

Teuta ka mposhtur Kukësin, ndërsa Vllaznia më në fund është zgjuar përballë Korabit. Pas krizës së madhe të rezultateve shkodranët tashmë janë sinjale shprese se po kthehen në rrugën e mbarë drejt ecurisë pozitive. Ndërkohë Kukësi ka dalë jashtë gare në atë që këtë vit ishte kthyer në objektivin e tyre kryesor.

Rruga e vetem për Europë tashmë kalon nga kampionati për verilindorët, aty ku e pret një luftë e ashpër deri në fund të sezonit.

Teuta-Kukësi 1-0 Vila 10′

Vllaznia-Korabi 1-0 Kruja 16′


Shtuar 17.03.2021 18:44