KUPA/ Nuk ka fitues në Egnatia – Laci, Vllaznia mposht Flamurtarin në Vlorë

Kanë përfunduar takimet e para të dy çerek-finaleve të Kupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Lacit, e po ashtu Flamurtarit që priste Vllazninë.

Egnatia-Laci është mbyllur në barazim 1-1. Ishin miqtë ata që kaluan në avantazh të parët në minuën e 17 me Shehun dhe vetëm 5 minuta më vonë vendasit do të barazonin me Imerin.

Rezultati 1-1 do të ishte rezultati i 45 minutave të para dhe i gjithë këtij takimi të parë.

Vllaznia ka arritur të fitojë edhe pse shumë vështirësi përballë Flamurtarit, në shtëpin e këtyre të fundit.

Shkodranët do të zhbllokonin rezultatin në minutën e 25 me Mustedanagic. Me avantazhin minimal të miqve do të mbylleshin 45 minutat e para. E dyta nis po me të njëjtin ritëm si e para dhe do të jenë sërish miqtë që do të shënojnë në minutën e 62 me të njëjtin autor, Mustedanagic , për të dyfishuar rezultatin,

Flamurtari do të arrinte të ngushtonte rezultatin në minutën e 77 me De Oliveira Suoza, që do ishte i vetmi për vendasit.

Me këtë rezultat, Vllaznia është tepër e avantazhuar për ndeshjen e dytë, por goli i Suoza mban gjallë shpresat e vlonjatëve. /albeu.com


Shtuar 26.01.2022 15:44